‘Lamtumirë verë’/ Bora e parë mbulon rajonet veriore të Zvicrës, Austrisë dhe Gjermanisë

‘Lamtumirë verë’/ Bora e parë mbulon rajonet veriore të Zvicrës, Austrisë dhe Gjermanisë

21:13, 27/09/2020

Ka përfunduar stina e verës për rajonet verioere të Zvicrës, Austrisë dhe Gjermanisë, pasi janë mbuluar nga reshjet e para të borës, ndërsa rrugët janë bllokuar nga akulli.

Pas një rënie të ndjeshme të temperaturave dhe reshjeve të mëdha të shiut, disa rajone të Zvicrës, Austrisë dhe Gjermanisë u befasuan nga reshjet e para të borës brenda natës së të shtunës.

Agjencia meteorologjike zvicerane tha të shtunën se qyteti Montana në jug të Valais është mbuluar nga 25 centimetra dëbore, një rekord i ri për këtë vit.

Autoritetet kanë njoftuar se kryesisht në rajonet malore në të dy kombet alpine rrugët janë bllokuar nga akulli dhe bora, e për këtë arsye janë dashur mjetet e duhura për të pastruar rrugët e bllokuara.

Në pjesë të Austrisë, reshjet e borës u regjistruan deri në 550 metra (1,805 m) mbi nivelin e detit.

Ndërkohë edhe për rajonin e Bavarisë në Gjermani, kjo borë e parë në shtator ka ardhur papritur për gjermanët.

Një foto shfaqet një grua që ecën në peizazhin me borë në Garmish-Patenkirchen në Bavari. E këto pamje me borë tregojnë se vera e këtij viti përfundimisht na ka thënë lamtumirë që në shtator./ Indeksonline/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco