Konstituohet parlamenti i ri i Malit të Zi, zgjidhet emri i kryeministrit

Konstituohet parlamenti i ri i Malit të Zi, zgjidhet emri i kryeministrit

21:22, 26/09/2020

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, këtë javë kanë votuar për pozicionin e kryetarit të ri të Kuvendit, ku është zgjedhur deputeti nga radhët e Koalicionit ‘Paqja është kombi ynë’, Aleksa Beçiq.

Beçiq, u mbështet nga 45 deputetë të koalicionit ‘Për ardhmërinë e Malit të Zi’, ‘Paqja është kombi ynë’ dhe ‘E zeza mbi të bardhë’, Partisë Boshnjake si dhe nga deputeti i Listës Shqiptare.

Ndërsa, mandatar për Kryeministër të Qeverisë së MZ, u propozua që të jetë Zdravko Krivokapiq, i cili ishte drejtuesi i listës së koalicionit ‘Për ardhmërinë e Malit të Zi’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco