Rivendosja e izolimit të pjesshëm. 15,000 britanikë protestojnë kundër masave Covid-19

Rivendosja e izolimit të pjesshëm. 15,000 britanikë protestojnë kundër masave Covid-19

19:52, 26/09/2020

Në Britaninë e Madhe, kanë nisur protestat kundër vendosjes së karantinës. 

Të paktën 15,000 protestues kanë zbritur sot në sheshin "Trafalgar Square" dhe parkun "Hyde", në qendër të Londrës. 

Protestat vijnë në një kohë, kur rreth 18 milion britanikë, pra çereku i popullsisë, do të jetojnë nën masa kufizuese duke nisur nga ora 18.00 e së dielës. 

Turmat u nxitën nga policia të zbatonin kufizimet e pandemisë dhe u paralajmëruan se dhuna nuk do të tolerohet.

Udhëheqësi i lëvizjes anti-kufizime Piers Corbyn, vëllai i ish-kreut laburist Jeremy Corbyn, ishte mes protestuesve ashtu si dhe figura të tjera të etiketuara nga qeveria si “konspiracionistë” si ish-sportisti e gazetari David Icke.

Protesta e sotme, vjen një javë pas asaj ku më shumë se dhjetë oficerë policie u plagosën në përleshje dhe më shumë se 30 protestues u arrestuan.

Demonstruesit nuk mbanin maska dhe brohorisnin “Ne do të fitojmë” si dhe mbanin pankarta me slogane të ndryshme duke denoncuar masat e qeverisë.

Policia e kryeqytetit tha se ishte përpjekur të komunikonte me protestuesit gjatë javës për kujtuar detyrimet e tyre dhe rregullat e koronavirusit.

Kreu i policisë Ade Adelekan, pranonte se ka “zhgënjim të madh” për kufizimet, por protestat vënë në rrezik shëndetin e pjesmarrësve dhe të kontakteve të tyre./Syri.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco