Reagon ashpër Turqia ndaj deklaratave të Nancy Pelosit

Reagon ashpër Turqia ndaj deklaratave të Nancy Pelosit

14:04, 25/09/2020

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu sot kritikoi ashpër kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Nancy Pelosi rreth vërejtjeve të saj kundër Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

" Drejtimi Dhomës së Përfaqësuesve  nga Nancy Pelosi është vërtetë shqetësuese për demokracinë amerikane, duke pasur parasysh injorancën e saj të qartë. Ju do të mësoni të respektoni vullnetin e popullit turk", shkroi ministri Çavusoglu në Twitter.

Të mërkurën, gjatë një konference për media, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u pyet nëse do të ketë tranzicion paqësor të pushtetit nëse i humb zgjedhjet e vitit 2020.

"Do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë", tha Trump.

Në lidhje me komentet e Trumpit, Pelosi tha: "Ne e dimë kë admiron. Ai admiron (presidentin rus Vladimir) Putin, ai admiron Kim Jong Un, ai admiron (Rexhep Tayyip) Erdogan në Turqi".

"Por, ia kujtoj atij, ju nuk jeni në Korenë e Veriut, ju nuk jeni në Turqi, ju nuk jeni në Rusi. Zotëri president, para së gjithash nuk jeni në Arabinë Saudite. Ju jeni në SHBA, është një demokraci, përse thjeshtë nuk përpiqesh për një moment të nderosh betimin tënd të detyrës, ndaj kushtetutës së SHBA-ve?", shtoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco