Koreja e Veriut pendohet që e vrau dhe e dogji jugkoreanin nga frika e koronavirusit Ushtarët e Koresë së Jugut në një gardh sigurie përballë Koresë së Veriut, në ishullin Yeonpyeong të kontrolluar prej tyre pranë ujërave të debatueshme të Detit të Verdhë

Koreja e Veriut pendohet që e vrau dhe e dogji jugkoreanin nga frika e koronavirusit

08:28, 25/09/2020

Seul - Koreja e Veriut shprehu pendesë të premten për vdekjen e një jugkoreani që ishte zhdukur, duke thënë se e qëlloi atë në kuadrin e masave për të luftuar përhapjen e koronavirusit, njoftoi këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Koresë së Jugut.

Departamenti i Frontit të Bashkuar të Koresë së Veriut, i ngarkuar me lidhjet ndërkufitare, i dërgoi një letër zyrës së Presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, një ditë pasi zyrtarët e Seulit thanë se ushtarët e Koresë së Veriut vranë një jugkorean dhe më pas ia lyen trupin me lëndë djegëse dhe i vunë zjarrin.

Mesazhi erdhi pasi Presidenti Moon u përball me sulme të forta politike lidhur me incidentin, që përkoi me synimet për të ripërtërirë politikën me Phenianin.

Letra citonte udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un të thoshte se atij i vinte keq që incidenti zhgënjeu popullin e Koresë së Jugut dhe se nuk duhej të kishte ndodhur, tha Suh Hoon, këshilltari i për Sigurinë i Presidentit të Koresë së Jugut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco