Zbulohet misteri i miut gjigand, që tmerroi Meksikën

Zbulohet misteri i miut gjigand, që tmerroi Meksikën

14:02, 24/09/2020

Pikërisht kur mendonin se viti 2020 nuk mund të përkeqësohej akoma më shumë,  banorët e Mexico City  u tmerruan më 18 shtator kur doli në dritë të dielli, një mi gjigand i mbytur nga minjtë, që u nxor nga sistemi i kullimit të qytetit.

Ky objekt kaq realist i  Halloween, që rrinte kruspull dhe ishte i mbuluar me lesh, ishte mu në mes të 22 tonë plehrave që u nxorën jashtë nga punonjësit e pastrimit.

Njerëzit u habitën se sa shumë i ngjanteai  një brejtësi të vërtetë. Disa madje thanë se nëse do ta kishin parë në rrugë, do t’ia kthin mbathur nga frika.

Banorja e zonës, Evelin Lopez bëri të ditur se kjo gjë kaq monstruoze ishte krijim i saj që u zhduk gjatë stuhive në vite në qytet dhe askush nuk e kishte ndihmuar ta gjente atë.

Mirëpo, asnjë s’e ka idenë se çfarë do të bëjë ajo me këtë krijesë të neveritshme.

Për fat të mirë, ky “ratzilla” duket se është në duar të sigurta - pasi një video tani virale tregon se ai u hoq nga rruga dhe u mor nga punëtorët e kanalizimeve, që e nxorën nga tunelet nëntokësore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco