Shpërthen cisterna me benzinë në Nigeri, lë pas 23 viktima

Shpërthen cisterna me benzinë në Nigeri, lë pas 23 viktima

10:09, 24/09/2020

Të paktën 23 njerëz, përfshirë edhe disa  studentë, u vranë pas një shpërthimi të cisternës në shtetin Kogi, Nigeria qendrore të mërkurën, njoftoi policia lokale.

Idris Fika Ali, një komandant sektori i Korpusit Federal të Sigurisë Rrugore në shtet, i tha Xinhua përmes telefonit se viktimat u dogjën dhe ëhtë e pamundur identifikimi I trupave të tyre.

Incidenti ndodhi sot në mëngjes në zonën Felele të Kogi, përgjatë autostradës Lokoja-Abuja kur një cisternë e ngarkuar me benzinë pësoi një defekt në frena, tha Ali.

Cisterna ra në rrugë dhe menjëherë shpërtheu, duke i vënë flakën dy motorrave, pesë makinave dhe tre biçikletave, tha zyrtari. Të gjithë banorët e automjeteve dhe kalimtarët u prekën nga zjarri që përfshiu zonën.

Yahaya Bello, guvernatori i shtetit Kogi, tha në një deklaratë të Mërkurën se ishte shumë i trishtuar kur mësoi për "humbjen tragjike të jetëve, shumë automjete, prona dhe sende të tjera me vlerë"

Ai tha se kjo ishte një nga "tragjeditë më të mëdha që shteti ka parë në kohët e fundit", ndërsa u bëri thirrje studentëve të Politeknikut Shtetëror Kogi të qëndrojnë të qetë pas humbjes së jetëve të disa prej kolegëve të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco