‘Akt brutal’/ Koreja e Veriut vret dhe djeg zyrtarin e Koresë së Jugut

‘Akt brutal’/ Koreja e Veriut vret dhe djeg zyrtarin e Koresë së Jugut

09:02, 24/09/2020

Një zyrtar i Koresë së Jugut është qëlluar për vdekje dhe më pas është djegur nga trupat e Koresë së Veriut.

Kështu bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut, e cila e quajti këtë një ‘akt brutal’.

Seuli tha se zyrtari ishte zhdukur nga një anije patrullimi pranë kufirit dhe u gjet më poshtë në ujërat e Veriut.

Ushtarët e Koresë së veriut e qëlluan dhe më pas i hodhën benzinë në trup dhe i vunë flakën.

Koreja e Veriut ka forcuar kontrollin në kufi dhe ka vendosur politikën ‘qëllo për të vrarë’ në mënyrë që të parandalohet koronavirusi të hyjë në vend.

Sipas BBC, zyrtari punonte me departamentin e peshkimit.

47-vjeçari, baba i dy fëmijëve, kishte lënë pas këpucët dhe dukej se kishte marrë me vete një jelek shpëtimi. Besohet se ai po tentonte të dezertonte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco