Po festonin në oborrin e një vile, masakër me dy të vdekur e shumë të plagosur

Po festonin në oborrin e një vile, masakër me dy të vdekur e shumë të plagosur

12:56, 19/09/2020

Në një masakër të vërtetë është shndërruar një festë, në ambientin e jashtëm të një vile në Rochester të New York.

Të paktën dy persona kanë gjetur vdekjen dhe shumë kanë mbetur të plagosur, pasi një person hapi zjarr ndaj turmës së të rinjve që ishin mbledhur në një feste private.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në “Goodman Street” zona e Pennsylvania Avenue, raportojnë mediat vendase.

Sipas të dhënave të para, gjithçka ka ndodhur në mesnatë mes të premtes dhe të shtunës me orën lokale në New York. Policia nuk ka dhënë ende detaje mbi autorin e masakrës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco