Tensioni/ Çfarë po ndodh në Egje? Dorëzim apo tërheqje taktike e Erdoganit

Tensioni/ Çfarë po ndodh në Egje? Dorëzim apo tërheqje taktike e Erdoganit

12:14, 19/09/2020

Turqia dhe Greqia dy vende që lagen nga ujërat e Detit te Mesdheut dhe Egjeut janë në një konflikt të ashpër deri në përplasjen ushtarake mes tyre, pasi anija turke Oruç Reis filloi kërkimet në det për burime të reja energjetike.

Eksplorimi i anijes turke është cilësuar si shkelje e hapësirës detare që i përket shtetit grek dhe kjo ka sjellë tensionim të situatës.

Në mbështetje të Greqisë është rreshtuar Franca dhe të gjitha vendet e Mesdheut që janë pjesë e BE-së duke nënshkruar edhe një marrëveshje që dënojnë veprimin dhe agresionin e Turqisë duke shkelur hapësirën detare të Greqisë.

“I hidhur”, “I paaftë” janë këto fjalët e zgjedhura nga presidenti turk Erdogan për homologun e tij francez Makron, pasi Franca u rreshtua në krah të Greqisë në çështjen e pretendimeve për ujërat territoriale mes Ankarasë dhe Athinës në Mesdheun lindor.

Erdogan theksoi se dhe në rast se Turqia heq dorë nga çdo gjë, nuk do të mund të lirohej nga politika konfuze franceze në të cilën ka futur vendin Makron me iracionalitetin e tij.

Greqia dhe Qiproja Jugore dhe anëtaret e tjerë të BE-së janë përpjekur të bllokojnë kërkimin e energjisë së Turqisë, duke pretenduar se po kërkon në ujërat greke, duke përdorur pikëpamje maksimaliste të territorit detar të Athinës bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.

NATO dhe BE veçanërisht shteti gjerman janë investuar të qetësojnë gjendjen dhe kërcënimet ti hapin rrugën proçesit të dialogut.

Me 13 shtator anija turke Oruic Reis është kthyer në port së bashku me dy anijet luftarake që e shoqëronin një javë para

Opozita e ka cilësuar se Erdogan është tërhequr dhe I ka lëshuar hapësira Greqisë në pragun e bisedimeve nga organizatat ndërkombëtare.

Ministria e Energjetikës e ka mohuar këtë gjë duke deklaruar se menjëherë pasi anija kërkimore të furnizohet do të vazhdojë misionin e saj.

KE do të diskutojë me 24 dhe 25 shtator masat dhe sanksionet e mundshme ndaj Ankarasë në qoftë se nuk tërhiqet dhe të nisë dialogun me Greqinë.

Konflikti detar ka kohë që ka lindur duke u nisur nga konventa e OKB-s për të Drejtat Detare të cilën Turqia nuk e ka firmosur. Kjo e çon konfliktin në Arbitrazhin Detar që të cilën Greqia e ka mohuar që nga viti 1987 që u anëtarësua në BE, shkruan Al Jazeera, cituar nga abcnews.al.

Turqia e cila ka vijën bregdetare më të gjatë në Mesdhe është e kufizuar vetëm në 12 milje vijë detare.

Erdogan ka thënë se “ Greqia kërkon ta mbyllë Turqinë në 12 milje detare dhe ta privoi nga qasja ne det te hapur duke e përjashtuar nga gara energjetike.”

Ankaraja kërkon që ishujt grek që shtrembërojnë vijën e barazisë nuk duhet që të kenë zona eksluzive ekonomike por vetëm ujëra territorial detare duke përmendur si shembull ishujt e Mbretërisë së Bashkuar në kanalin e La Mansh që janë pran Francës dhe gëzojnë vetëm ujëra territorial.

Mitsotakis dhe deputetët nacionalist kanë mohuar që çështja të shkoj në Arbitrazhin Detar pasi Greqia do të humbiste 40 km katror detar që do ti kalonin Turqisë të ishulli I Kastellorizo, por edhe korridorin detar që lidh ishullin e Rodos me Qipron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco