Stuhia që perfshiu Greqinë: Fatkeqësia në Mouzaki e Karditsa parë nga lart

Stuhia që perfshiu Greqinë: Fatkeqësia në Mouzaki e Karditsa parë nga lart

12:01, 19/09/2020

Njësia Rajonale e Karditsa u njoh në mëngjes herët me plagët e shkaktuara  nga furtuna, pasi “Ianos" ishte katastrofik, duke kushtuar jetën e një fermeri  63 vjeçar shqiptar, i cili ishte zhdukur që dje në zonë.

Në Mouzaki , fshati që u godit veçanërisht nga moti i keq, kërkimet  vazhdojnë për gruan 40-vjeçare e cila u tërhoq sëbashku nga makinën e saj nga lumi Pamisos.

Qyteti i Karditsa, sipas asaj që deklaron zv.guvernatori i Karditsa Konstantinos Nousios në APE-MPE, u përmbyt nga uji që arritën në një nivel të lartë, deri në një metër. Gjithashtu, në vendbanimin "Mavrika" si dhe në fshatrat e tjerë të komunës së Karditsa, përpjekjet e shpëtimit  u zhvilluar gjatë gjithë natës. Ka ndërprerje të gjera të energjisë elektrike, ndërsa zona të tjera të komunës kërcënohen nga lëvizja e sasive të mëdha të ujit. Në komunën e Mouzaki, një pjesë e madhe e unazës përgjatë lumit Pamisos është shembur, duke shkatërruar një pjesë të Qendrës Shëndetësore Mouzaki. Situata, sipas z. Nousios, vazhdon të mbetet veçanërisht kritike ndërsa frika rritet me vërshimin e lumenjve dhe përrenjve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco