Cikloni mbërrin në Greqi, e frikshme fuqia goditëse

Cikloni mbërrin në Greqi, e frikshme fuqia goditëse

10:45, 19/09/2020

Cikloni mesdhetar “Ianos” ka mbërritur në brigjet e Greqisë Perëndimore dhe po e godet atë me të gjithë forcën e mundshme.

Një video tronditëse nga Sami, Kefalonia, ilustron forcën me të cilën cikloni është duke përfshirë të gjithë Greqinë perëndimore.

Në video shihet  se si anijet në breg lëvizin nga fuqia e madhe e erës dhe dallgëve.

Zonat e prekura janë goditur dhunshëm nga cikloni duke lënë pas 2 viktima dhe dëme katastrofike në infrastrukturë, banesa, biznese dhe shumë godina të tjera që janë mbuluar nga vërshimet e ujit.

Cikloni pritet të prekë Greqinë kontinentale në ditët e ardhshme dhe autoritetet greke kanë udhëzuar për qytetarët që të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin lëvizjet në zonat bregdetare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco