Vdes gjykatësja e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara, Ruth Bader Ginsburg

Vdes gjykatësja e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara, Ruth Bader Ginsburg

08:22, 19/09/2020

Gjykatësja e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara dhe ikona për mbrojtjen e të drejtave të grave, Ruth Bader Ginsburg, ka vdekur nga kanceri në moshën 87-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e saj u dha nga Gjykata Supreme përmes një deklarate, në të cilën thuhet se Ginsburg vdiq nga kanceri i pankreasit në shtëpinë e saj në Uashington, e rrethuar nga familja.

Më herët gjatë këtij viti, gjykatësja e ndjerë kishte njoftuar se do t’i nënshtrohet kimioterapisë për shkak të rishfaqjes së kancerit, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ajo ishte feministe e njohur dhe u bë figurë kryesore e liberalëve në Shtetet e Bashkuara. Ginsburg ishte gjykatësja më e vjetër dhe gruaja e dytë në histori që ka qenë pjesë e Gjykatës Supreme, ku shërbeu për 27 vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco