Tensionet në Mesdheun Lindor/ Erdogan i gatshëm të takohet ‘ballë për ballë’ me Mitsotakis

Tensionet në Mesdheun Lindor/ Erdogan i gatshëm të takohet ‘ballë për ballë’ me Mitsotakis

16:50, 18/09/2020

Lidhur me kërkimet në Mesdheun Lindor, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan nuk ndalet në këmbënguljen e tij.

Këtë të premte, në një fjalim, Erdogan ka thënë se operacionet turke nuk kanë mbaruar në det dhe se anija ‘Oruc Reis’ do të rikthehet për kërkime për një kontroll rutinë.

Greqia e quajti si hap pozitiv për negociatat pasi kujtoi se Erdogan e tërhoqi anijen për diçka të tillë, por Presidenti turk paralajmëron se do ta rikthejë sërish atë.

Pavarësisht klimës së tensioneve. Erdogan shprehet i hapur për një takim me Mitsotakis ballë për ballë, ose me videokonferencë për të diskutuar për tensionet dhe për të gjetur një zgjidhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco