Shtëpia e Bardhë ka mohuar kategorikisht akuzat se presidenti Trump ka ngacmuar seksualisht një ish-modele

Shtëpia e Bardhë ka mohuar kategorikisht akuzat se presidenti Trump ka ngacmuar seksualisht një ish-modele

15:48, 18/09/2020

Amy Dorris i tha gazetës Guardian në Mbretërisë së Bashkuar se Z. Trump kapi pjesë të ndryshme të trupit të saj dhe e puthi me forcë ndërsa dilte nga një banjë në turneun e tenisit US Open në 1997.

Avokatët e Z. Trump kanë mohuar pretendimet, duke e quajtur atë një "përpjekje për ta sulmuar" atë para zgjedhjeve.

Shumë gra kanë akuzuar z. Trump për sjellje të papërshtatshme seksuale.

Zonja Dorris, e cila ishte 24 vjeç në atë kohë, tha se ajo ndiqte ndeshjet me të dashurin e saj të atëhershëm Jason Binn në kutinë VIP të Z. Trump.

Ajo thotë se i tha Z. Trump të ndalonte , por se "ai nuk u interesua".

Avokatët e Trump njoftuan se kanë komunikuar me të dashurin e Amy Dorris, i cili e ka shoqëruar në atë kohë gjatë turneut US Open dhe nga komunikimi ai na pohoi se nuk e mbante mend që presidenti të kishte bërë ndonjë sjellje të pa përshtatshme me zonjën, dhe të gjithë akuzat janë të motivuar politikisht, si në vitin 2016 kur ai kandidonte përballë Clinton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco