Turqia rrethon detin, Greqia kundërpërgjigjet në tokë

Turqia rrethon detin, Greqia kundërpërgjigjet në tokë

14:13, 14/08/2020

Një numër i madh i forcave komando greke janë duke kryer një stërvitje me armatim të vërtetë në fshatrat e banuara prej minoritetit turk në zonën e Ksanthit në Greqinë Lindore.

Kreu i bashkisë Mustafçova, në rajonin e Ksanthit në Greqi, Ridvan Delihusein u shpreh se situata ishte e pakuptimtë dhe se ata nuk ishin njoftuar për një stërvitje të këtyre përmasave.

“Ndjehemi të kërcënuar. Nuk është normale që kaq shumë forca të armatosura të shihen nëpër fshat pa u njoftuar më parë për çfarë po ndodh. Banorët janë shumë të shqetësuar”, u shpreh ai.

Duke tërhequr vëmendjen për faktin se njësia komando ka vite në të njëjtin rajon, kryeredaktori i gazetës Birlik, ?lhan Tahsin tha: “Ushtarët e armatosur nuk kanë hyrë në fshatrat tanë deri më sot. Kjo është hera e parë ndonjëherë".

Konflikti ka marrë përmasa të mëdha ndërkombëtare që kur anija Oruç Reis që po kryen kërkime në territorin e diskutueshëm në detin Mesdhe, po shoqërohet më anije të marinës luftarake turke.

Ditën e sotme ka pasur një reagim edhe nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ka kërkuar të ndërmjetësojë për situatën, duke komunikuar më përfaqësuesit e qeverisë turke dhe greke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco