Zgjedhjet në Bjellorusi/ Torturohen protestuesit, BE mund të vendosë sanksione

Zgjedhjet në Bjellorusi/ Torturohen protestuesit, BE mund të vendosë sanksione

12:51, 14/08/2020

Protestuesit e arrestuar dhe të mbajtur në një qendër famëkeqe burgimi në Bjellorusi janë torturuar në mënyrë brutale.

Amnesty International tha se të burgosurit kanë dhënë detaje horror nga dhuna e ushtruar mbi ta. BBC ka folur me disa prej viktimave të dhunës, mes tyre edhe adoleshentë.

Protestuesit kanë dalë në rrugë që nga zgjedhjet e ditës së diel. Ata kundërshtojnë rezultatin që e shpalli sërish fitues presidentin Aleksandër Lukashenko.

Sipas BBC, ministrat e Jashtëm të BE pritet të mblidhen që të vendosin për sanksione ndaj Bjellorusisë. Minsku ka premtuar se do të lirojë 6700 të arrestuarit.

Lukashenko shpalli fitoren e thellë, por mbështetësit e opozitës thonë se fituese ka dalë kandidatja e tyre, Svetlana Tikhanovskaya.

BE dhe SHBA i kanë dënuar zgjedhjet si as të lira dhe as të ndershme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco