SHBA rrit bashkëpunimin me Katarin në fushën e sigurisë dhe kundërterrorizmit

SHBA rrit bashkëpunimin me Katarin në fushën e sigurisë dhe kundërterrorizmit

12:57, 13/08/2020

Koordinatori Amerikan për luftën kundër terrorizmit Ambasadori Nathan A. Sales udhëtoi – më 12 gusht – për në kryeqytetin e Katarit Doha, njoftoi dje zyra e Zëdhënësit të Departamentit të Shtetit.

Njoftimi i zyrës së Zëdhënësit të Departamentit të Shtetit rikonfirmon partneritetin e fuqishëm me Katarin në luftën kundër terrorizmit, si dhe hedh poshtë të gjitha pretendimet dhe fabrikimet se Doha mbështet grupet ekstremiste.

Sipas njoftimit për shtyp, qëllimi i vizitës është mirënjohja ndaj Katarit për angazhimin në luftën kundër terrorizmit global dhe përkushtimin e tij për partneritet të fortë me Shtetet e Bashkuara në fushën e sigurisë dhe anti-terrorizmit.

Gjatë vizitës, Ambasadori Sales pritet të takohet me Prokurorin e Përgjithshëm Ali Bin Fetais Al Marri dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë në vend, për të diskutuar rolin e Katarit si një partner i fortë në luftimin e financimit të terrorizmit, dhe zbatimin e legjislacionit të ri kundër pastrimit të parave (AML/CFT).

Koordinatori Amerikan do të diskutojë gjithashtu pjesëmarrjen aktive të Katarit në Koalicionin Global për të mposhtur ISIS-in.

Katari është një nga aleatët më të afërt të Shteteve të Bashkuara në rajon.

Baza Ajrore Al Udeid është shtëpia e Qendrës së Operacionit Ajror të Kombinuar, e cila strehon 18 kombe dhe është përgjegjëse për të gjitha operacionet ajrore të Koalicionit në Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore.

Më shumë se 8 mijë personelë ushtarakë amerikanë janë vendosur në bazën ajrore Al Udeid, dhe 200 mijë të tjerë kalojnë aty çdo vit – përfundon njoftimi për shtyp i Zëdhënësit të Departamentit të Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco