Studimi/ Në Angli janë prekur rreth 3.4 milion persona nga Covid-19

Studimi/ Në Angli janë prekur rreth 3.4 milion persona nga Covid-19

12:18, 13/08/2020

Nga një studim i kryer në Angli rezultoi se rreth 3.4 milion persona janë prekur nga Covid 19 ose 6% e popullsisë në vend.

Një studim masiv i më shumë se 100,000 njerëzve, për të cilin qeveria thotë se është më i madhi në llojin e tij në botë, sugjeroi se shtrirja e shpërthimit ndryshonte shumë midis zonave të ndryshme dhe grupeve të popullsisë.

Në Londër 13% e njerëzve kishin antitrupa, ndërsa në Jug-perëndimin e Anglisë ishte më pak se 3%, sipas hulumtimit, të publikuar nga Departamenti i Shëndetit dhe Imperial College London, sipas medias Bloomberg.

Ndryshim është vërejtur edhe në grupet e ndryshme etnike te popullsisë psh. Banorët me ngjyrë të zezë dhe aziatikët, punëtorët e kujdesit ose familjet më numër të lartë pjestarësh ishin më të prirur të prekeshin nga koronavirusi. Hulumtimi u krye nga 20 qershori në 13 korrik dhe përfshiu rreth 100.000 persona.

Qeveria ka theksuar se sipas studimeve, personat qe kanë antitrupa, nuk janë të imunizuar pasi ekziston mundësia e një riinfektimi.

Përfundimet përfshijnë:

• Ndër më të predispozuarit për t’u infektuar ishin punëtorët e kujdesit shtëpiak (16%) dhe stafi i kujdesit shëndetësor (12%).

• Në popullatën më të gjerë, 17% e njerëzve me prejardhje të zezë dhe 12% e njerëzve nga grupet aziatike ishin të infektuar.

• Njerëzit në zonat më të varfra të Anglisë kishin nivele më të larta të antitrupave sesa ata në zonat më të pasura.

• Studimi sugjeroi që një në tre persona me antitrupa nuk treguan simptoma.

Ky studim i mbikëqyrjes do të përsëritet në vjeshtë dhe do të testojë 200,000 njerëz të tjerë për antitrupa

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco