Ngjallin indinjatë postimet fyese në rrjetet sociale ndaj profetit Muhamed, digjet qyteti

Ngjallin indinjatë postimet fyese në rrjetet sociale ndaj profetit Muhamed, digjet qyteti

13:38, 12/08/2020

Rajoni i Bangalores në Indi është përfshirë nga trazira të dhunshme pas postimeve fyese në rrjetet sociale të profetit Muhamed.

Njerëzit u mblodhën në turma dhe dogjën një stacion policie dhe shumë makina që ndodheshin aty.

Ata sulmuan edhe shtëpinë e një politikani vendas që ishte kushëriri i personit që publikoi postime fyese për profetin.

Deri tani janë raportuar për disa të plagosur dhe 3 të vdekur nga trazirat.

Vdekjet u konfirmuan nga ministri i shtëpisë i shtetit Karnataka i të cilit Bangalore është kryeqyteti.

Ndërkohë, ministri, Akhanda Srinivas Murthy u bëri një video apel protestuesve për të qëndruar të qetë dhe u premtoi atyre drejtësi.

"Unë u bëj thirrje vëllezërve të mi muslimanë që të mos luftojnë mbi dikë që ka shkelur ligjin. Sido që të jetë çështja, ne jemi të gjithë vëllezër. Kushdo që është përgjegjës do të marrë dënimin e merituar. Unë jam me ju", tha.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco