Këtë të hënë, zjarrfikësit e Baltimore kontrolluan nëpër rrënoja pasi një shpërthim gazi shkatërroi tre shtëpi, vrau një grua dhe plagosi rëndë disa persona të tjerë.
Shpërthimi shkatërroi edhe dritaret në shtëpitë e tjera, pak para orës 10 të mëngjesit në një lagje banimi në pjesën verilindore të qytetit, raporton FoxNews.
"Ky ishte një shpërthim shumë intensiv," i tha Shefi i Zjarrit Niles Ford për një konferencë lajmesh në mesditë.
"Kjo është një situatë e tmerrshme me të cilin po merremi."
Një shtëpi e shkatërruar i përkiste një veterani 88-vjeçar të ushtrisë amerikane, njoftoi Baltimore Sun.
Pak para se të fillonte njoftimi i lajmeve, zjarrfikësit shpëtuan një grua që ishte bllokuar për gati dy orë.
© SYRI.net