Libanezët i vunë zjarrin ministrive/ Tërhiqet kryeministri: Premtoj zgjedhje të parakohshme

Libanezët i vunë zjarrin ministrive/ Tërhiqet kryeministri: Premtoj zgjedhje të parakohshme

18:47, 09/08/2020

Kryeministri i Libanit Hassan Diab ka thënë se zgjidhja e vetme për të shpëtuar vendin është mbajtja e zgjedhjeve të parakohëshme.

Njoftimi i tij erdhi pas përleshjeve të forcave të sigurisë me protestuesit në kryeqytetin Bejrut, pas zemërimit në rritje lidhur me shpërthimin e disa ditëve më parë që shkatërroi pjesën dërrmuese të qytetit dhe vrau më shumë se 160 njerëz.

Kryeministri i Libanit Hassan Diab ju drejtua vendit përmes një fjalimi në televizion. Ai premtoi zgjedhje të parakohëshme si rruga e vetme për të shpëtuar vendin pas trazirave të dhunshme që pasuan shpërthimin vdekjeprurës në kryeqytetin Bejrut disa ditë më parë.

“Jemi në një gjendje të jashtëzakonshme, dhe jo vetëm për shkak të katastrofës dhe trajtimit të saj. Gjendja e jashtzakonëshme është e lidhur me rrugën dhe të ardhmen e këtij vendi. Do të donim që të gjitha partitë politike të bien dakord për periudhën e ardhshme. Jam gati të mbaj përgjegjësinë për dy muaj deri sa të arrijmë një marrëveshje. Të hënën në mbledhjen e kabinetit do të sugjeroj një projektligj për zgjedhje të parakohëshme.”

Më shumë se 160 njerëz humbën jetën dhe pjesa dërrmuese e Bejrutit u shkatërrua nga një shpërthim masiv në portin e qytetit. Njoftohet se afro gjashtë mijë njerëz u lënduan ndërsa dhjetëra rezultojnë të humbur.

Në kryeqytetin e Libanit, policia përdori gaz lotsjellës ndaj demonstruesve që u përpoqën të kalojnë një barrierë për të arritur në ndërtesën e parlamentit, ndërkohë që numri i të vdekurve nga shpërthimi së martës në portin e Bejrutit arriti në 158. Rreth 10,000 njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër mënyrës se si qeveria po e trajton shpërthimin shkatërrimtar. Gjatë protestës u dëgjuan të shtëna.

Një polic u vra në përleshje me demonstruesit, njoftoi një zëdhënës i policisë. Kryqi i Kuq tha se kishte trajtuar 117 persona të lënduar në vendin e ngjarjes, ndërsa 55 të tjerë u dërguan në spital. Në Sheshin e Dëshmorëve në qendër të qytetit shpërtheu një zjarr.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco