VIDEOLAJM/ Hiroshima e Bejrutit: Ja sa ishte fuqia e shpërthimit

VIDEOLAJM/ Hiroshima e Bejrutit: Ja sa ishte fuqia e shpërthimit

11:02, 05/08/2020

Një shpërthim i fuqishëm tronditi kryeqytetin e Libanit, Bejrutin, duke e kthyer një zonë të madhe në rrënoja. Qyteti, që dikur njihej si Parisi i Lindjes së Mesme, i ngjante një zone lufte. Të paktën 100 persona kanë humbur jetën dhe 4 mijë janë plagosur.

Shpërthimi i një sasie prej 2750 ton nitrat amoniumi solli këtë katastrofë. Pamjet e shpërthimit dhe reja që ngjitet në qiell i ngjante një bombe atomike.

Daily Mail e quan Hiroshima e Bejrutit. Në fakt, fuqia e shpërthimit ka qenë sa një e pestë e fuqisë së bombës atomike që rrënoi Hiroshimën.

Vala sizmike e prodhuar nga shpërthimi ishte e barabartë me një tërmet të magnitudës 4.5.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco