FOTOT tronditëse/ Ja si duket ‘ground zero’ e Bejrutit

FOTOT tronditëse/ Ja si duket ‘ground zero’ e Bejrutit

10:47, 05/08/2020

Këto pamje befasuese tregojnë shkallën e shkatërrimit në Bejrut pasi një shpërthim ktheu në pluhur portin industrial, duke vrarë të paktën 100 persona dhe plagosur mijëra të tjerë.

Punonjësit e shpëtimit punuan përgjatë gjithë natës në zonën e ‘ground zero’ duke kërkuar të mbijetuar.

Shpërthimi apokaliptik shkatërroi një lagje të tërë në kryeqytetin e Libanit.

Shkalla e shkatërrimit ngjan me atë të një tërmeti të fuqishëm. Mijëra njerëz kanë mbetur pa strehë, kurse mijëra të tjerë kanë tejmbushur spitalet.

Shpërthimi që shkatërroi Bejrutin u shkaktua nga 2750 ton nitrat amoniumi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco