Lamtumirë Sergio Zavoli, intelektuali i televizionit italian

Lamtumirë Sergio Zavoli, intelektuali i televizionit italian

10:35, 05/08/2020

Ditën e sotme ka ndërruar jetë gazetari, ish anëtari i parlamentit , president i Rai-t, autor dhe prezantues i ‘La Notte della Republica’ Sergio Zavoli.

Zavoli ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare.

Po kush është Sergio Zavoli që italianët e quajnë intelektualin e televizionit?

Ai ishte komentator, bashkëdrejtor i lajmeve, drejtor i GR, president i Rai-t ( nga viti 1980-1986) , shkrimtar madje dhe poet me një mendje të tejmbushur me sugjerime dhe imazhe.

Në fillimet e tij ai drejtoi një mision kulturor në vitin 1948 (bashkëpunëtori Vittorio Veltroni, babai i Walter), një dashuri që kurrë nuk u tradhtua, madje as në periudhën e fundit, ajo e presidencës së Komisionit Mbikëqyrës të Rai.

Një ndjenjë e përgjegjësisë, një frymë shërbimi dhe një ide etike e informacionit që nuk ka asnjë lidhje me peizazhin e thyer të këtij mijëvjeçari të ri.

Zavolin ishte i vetëdijshëm për logjikën e tregut, televizioni publik për të ishte dhe duhej të ishte akoma, "një mjet i jashtëzakonshëm për të promovuar rritjen kulturore dhe civile të shoqërisë".

"Bërja e njohur e fakteve - thoshte ai - tashmë është një mënyrë për të zgjuar ndërgjegjen".

Pikërisht në presidencën e tij Rai pati një navigacion të vështirë dhe të pashembullt, me përfundimin e monopoleve televizive dhe lindjen e transmetimeve private.

"Ishte një mundësi historike e humbur," përsëriste gjithnjë. Rai do të duhej të pranonte sfidën, të garonte, "të qëndronte" për cilësi dhe angazhim. Por kjo nuk ndodhi' deklaronte shpesh Zavoli. 

Zavoli, socialisti katolik, "socialisti i Zotit", siç e quanin ishte tre herë senator me DS, me Olivo, me Partinë Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco