Politikani i lartë libanez humb jetën në zyrë nga shpërthimi

Politikani i lartë libanez humb jetën në zyrë nga shpërthimi

23:04, 04/08/2020

Politikani armeno-libanez, që mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Kataeb të Libanit, Nazar Najarian ka mbetur i vdekur nga një shpërthim të fuqishëm në Beirut, raporton Russia Today.

Najarian ishte në zyrën e tij kur ndodhi shpërthimi.

Ai vdiq pasi u plagos rëndë. Mbi 50 persona janë raportuar të vdekur deri më tani dhe mbi 3000 të plagosur.

Dy shpërthime tronditën kryeqytetin libanez të martën në mbrëmje, duke vrarë të paktën dhjetra njerëz dhe duke plagosur mijëra të tjerë, sipas zyrtarëve lokalë dhe Kryqit të Kuq, ndërsa vijon që numri të shtohet nga ora në orë.

Vala e shpërthimit dëmtoi ndërtesat në të gjithë qytetin dhe shndërroi rrugët në një skenë katastrofash të me rrënoja kudo.

Rrethet me popullsi armene janë dëmtuar rëndë gjatë shpërthimeve.

Nga e gjithë bota kanë mbërritur mesazhe solidariteti e ngushëllime ndërsa dita e nesërme është shpallur ditë zie kombëtare në Liban.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco