‘Është si në Hiroshima’/ Governatori i Bejrutit shpërthen në lotë: Po kërkojmë...

‘Është si në Hiroshima’/ Governatori i Bejrutit shpërthen në lotë: Po kërkojmë...

23:21, 04/08/2020

Sipas raporteve nga mediat lokale, deri tani, të paktën 50 persona kanë humbur jetën dhe 3,000 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në kryeqytetin e Libanit.

Këto të dhëna i ka njoftuar ministri i Shëndetësisë në vend Hamad Hasan gjatë një prononcimi mediatik.

Ndërkohe, Marwan Abboud, guvernatori i qytetit të Beirut, ka arritur në vendin e ngjarjes ndërsa nuk i ka mbajtur dot lotët ndërsa fliste për gazetarët.

Abboud i tha një gazetari libanez se aktualisht janë në kërkim të zjarrfikësve që u dërguan për të shuar flakët që nisën përpara shpërthimit.

“Ata erdhën për të luftuar zjarrin dhe tashmë janë zhdukur, u shpreh ai. “Nuk e dimë se ku mund të jenë. Jemi këtu për t’i kërkuar.”

“Po i kërkojmë, në këto momente 10 prej tyre konsiderohen të zhdukur. Duket sikur ajo çfarë ka ndodhur në Japoni në Hiroshima dhe Nagasaki. Kjo ma kujton atë ngjarje. Gjatë tërë jetës sime nuk kam parë shkatërrime të këtyre përmasave. Është një katastrofë nacionale”, ka thënë Abud duke mos mundur të ndalë lotët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco