Mercenarët e ndaluar nga Bjellorusia/ Rusia thotë se po shkonin në Amerikën Latine

Mercenarët e ndaluar nga Bjellorusia/ Rusia thotë se po shkonin në Amerikën Latine

16:47, 03/08/2020

Të hënën, një diplomat rus tha se një grup prej më shumë se 30 mercenarë të dyshuar rusë të arrestuar në Bjellorusi javën e kaluar, po kalonin vetëm në Minsk dhe ishin duke shkuar për në një shtet pa emër të Amerikës Latine.

Autoritetet Bjelloruse kanë thënë se ata dyshojnë se burrat hynë në vendin e tyre për të komplotuar "akte terrorizmi" dhe ta destabilizojnë atë para zgjedhjejeve presidenciale të 9 gushtit, raporton Reuters.

Zyrtarët rusë kanë hedhur poshtë akuzën dhe i kanë përshkruar burrat si punonjës të një firme private të sigurisë. Shteti rus thotë se nuk përdor mercenarë.

Mosmarrëveshja mund të tensionojë më tej marrëdhëniet midis Minsk dhe aleatit të saj tradicional Rusisë, pasi fqinjët nuk arritën të bien dakord për një kontratë të furnizimit me naftë për këtë vit.

"Destinacioni i tyre i fundit ishte një nga shtetet në rajonin e Amerikës Latine," u citua diplomati Kirill Pletnyev të thoshte të hënën nga agjensia e lajmeve RIA RIA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco