Izrael/ Nuk ndalen protestat kundër Netanyahut

Izrael/ Nuk ndalen protestat kundër Netanyahut

12:43, 02/08/2020

Mijëra protestues anti-Netanyahu në Izrael organizuan demonstratën e tyre më të madhe të shtunën në mbrëmje duke mbushur rrugët dhe një shesh qendror afër rezidencës së Kryeministrit në Jeruzalem.

Një komandant policie në tubim i tha CNN se janë rreth17,000 njerëz pranishëm në tubim, por vlerësimet e tjera nga media izraelite shkojnë nga 15,000 në mbi 20,000.

Kishte edhe demonstrime më të vogla në Tel Aviv, Cezarea dhe Haifa, si dhe në dhjetëra kryqëzime rrugore dhe ura në të gjithë vendin.

Ndërsa tubimet e mëparshme janë karakterizuar pjesërisht nga zemërimi për trajtimin e pandemisë së koronavirusit nga Netanyahu dhe ndikimi i tij në biznesin e vogël, përqendrimi i tubimit në Jeruzalem ishte në mënyrë të vendosur në akuzat e korrupsionit që përballet Kryeministri. 

Flamujt e zi, simboli i lëvizjes antikorrupsion, së bashku me flamujt izraelitë ishin shumë të pranishëm, ndërsa me  pankarta i kërkuan Kryeministrit të jepte dorëheqjen,dhe  ai të shkonte në burg. Njerëzit vazhdimisht brohorisnin një listë të veprave penale për të cilat ai po gjykohet: ryshfeti, mashtrimi dhe shkelja e besimit, ndërsa kryeministri Netanyahu mohon të gjitha akuzat kundër tij.

“Ai nuk është i aftë të na udhëheqi, ai nuk është i aftë të administroi më vendin sepse është aq shumë i përfshirën në korrupsion dhe në gjyqin kundër tijë sa që i ka harruar njerëzit dhe nuk po kujdeset më për to’, tha një nga protestuesit në sheshin e Jeruzalemit

Pjesa dërrmuese e pjesëmarrësve ishin të rinj dhe pothuajse të gjithë mbanin maskë, megjithëse CNN dëshmoi pak nëse vërehej ndonjë shenjë e distancës sociale.

Policia filloi t'u thoshte njerëzve që të largoheshin nga vendi i protestës pas mesnatës me kohën lokale. Rreth orës 01:30, oficerët e policisë u angazhuan për të shpërndarë me forcë disa qindra të mbetur.

Izraeli ka regjistruar 72.283 raste të koronavirusit dhe 527 vdekje nga mëngjesi i së dielës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco