SHBA/ Arrestohet lideri i një grupi opozitar nga Irani

SHBA/ Arrestohet lideri i një grupi opozitar nga Irani

09:29, 02/08/2020

Autoritetet në Iran thanë se kanë arrestuar liderin e një grupi opozitar, me bazë në SHBA, nën dyshimet se ka qenë i përfshirë në një sulm ndaj një xhamie më 2008 në Shiraz

Ai thotë se grupi ka vrarë 14 njerëz dhe plagosur 215 me kalimin e viteve. Sipas mediave iraniane, SH.B.A. më parë akuzoi Iranin se po përpiqej të vriste Sharmahd në Los Angeles në 2009.

Ministria e Inteligjencës tha sot se ka arrestuar Jamshid Sharmahd, lider i grupit me bazë në Kaliforni të quajtur Asambleja e Mbretërisë së Iranit.

Sharmahd akuzohet nga Irani se udhëheqë krahun ushtarak të këtij grupi, të quajtur Tondar.

Zyrtarët thanë se grupi dyshohet se ka planifikuar edhe sulme të tjera, por nuk dhanë më shumë detaje.

Televizoni shtetëror iranian nuk ka specifikuar se ku dhe kur Sharmahd është arrestuar.

Asambleja e Mbretërisë së Iranit është një grup monarkist, që synon rrëzimin e qeverisë islamiste të Iranit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco