Indonezia goditet nga stuhi të fuqishme 16 të vdekur dhjetra të zhdukur deri tani

Indonezia goditet nga stuhi të fuqishme 16 të vdekur dhjetra të zhdukur deri tani

09:05, 15/07/2020

Azia juglindore  është pushtuar nga stuhitë e shiut, të paktën sipas autoriteteve 16 persona kanë humbur jetën nga rrëshqitja e dheut dhe përmbytjet e lumenjve.

Në rajonin e veriut Luëu  në provincën Sulaëesi Jugore janë 23 persona e zhdukur që akoma nuk dihet asgjë për fatin e tyre tha Raditya Jati zëdhënësi i  qeverisë për katastrofat natyrore.

Indonezia shpesh vuan nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës veçanërisht gjatë sezonit të shirave, megjithëse situata shpesh bëhet më keq nga prerja e pyjeve.

Përmbytja gjithashtu vrau 66 njerëz në kryeqytetin indonezian Jakarta në janar, në mesin shtrëngatave të shiut një nga më të fortët që është regjistruar .

Qindra familje janë evakuar nga shtëpitë e tyre sepse 3 lumenj pasi dolën nga shtrati  shkatërruan cdo gjë .

"Shpresoj se do të jemi të bashkuar në përpjekjet tona për rimëkëmbjen," tha Nurdin Abdullah, guvernatori i Sulaëesi Jugut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco