Ekzekutohen në pritë 2 oficerë policie në Texas

Ekzekutohen në pritë 2 oficerë policie në Texas

15:53, 12/07/2020

Dy oficerë police janë vrarë mbrëmjen e të shtunës në McAllen Texas, agresori nuk u dorëzua por qëlloi veten duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

McAllen ndodhet në Teksasin jugor, përgjatë kufirit meksikan.

Oficerët kishin marrë një telefonatë po ndodhte  një sulm në një shtepi  dhe menjëherë kanë shkuar të parandalonin ngjarjen por ata në momentin që kanë arritur janë ekzekutuar nga një 23 vjecari Aldon Caramillo,- tha shefi i policisë Victor Rodriguez.

Oficerët e vrarë Edelmiro Garza  45-vjec dhe Ismael Chaves  39vjec u vranë nga 23-vjecari me rekorde të theksuar kriminale të mëparshme për mos respektim të urdhrit të ndalimit nga oficerët e policisë, sulme, konsumim dhe trafikim marijuane.

Oficerët nuk kishin veshur kamera trupore dhe Rodriguez tha se ai nuk beson se kamera e çastit në makinën e oficerëve do të kapte të shtënat pasi ishte e parkuar larg shtëpisë.

Rodriguez tha se kishte akoma shumë që ata nuk dinin për incidentin dhe hetimi do të vazhdojë.

‘Departamenti ynë dhe oficerët tanë qëndrojnë pranë njëri-tjetrit. ... Së bashku ne jemi të fortë dhe unë mendoj se kjo është ajo që do të na ndihmojë gjatë këtyre javëve të ardhshme,’ tha Rodriguez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco