Ditën e sotme, presidenti francez Emmanuel Macron, i ka kërkuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu të heqë dorë nga çdo projekt për aneksimin e territoreve palestineze, një hap që do të minonte paqen, njoftoi Elysée.
“Ai i kujtoi atij angazhimin e Francës për paqe në Lindjen e Mesme dhe i kërkoi të abstenonte marrjen e çdo mase për aneksimin e territoreve palestineze”, shtoi i njëjti burim.
”Macron nënvizon se një masë e tillë do të ishte në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe do të kompromentonte mundësinë për një zgjidhje me dy shtete si vendosja e një paqeje të drejtë dhe afatgjatë mes izraelitëve dhe palestinezëve”, thuhet në komunikatën e Elysee-së duke iu referuar një bisede telefonike mes dy drejtuesve.
© SYRI.net