Floyd në frymën e fundit: Thuaji fëmijëve të mi që i dua, unë jam i vdekur!

Floyd në frymën e fundit: Thuaji fëmijëve të mi që i dua, unë jam i vdekur!

14:31, 09/07/2020

Në Shtetet e Bashkuara janë publikuar dokumente që tregojnë në detaje momentet e fundit të jetës së Georde Floyd, i cili vdiq pasi një polic e shtypi me gju në qafë për gati nëntë minuta.

Sipas transkripteve të gjykatës, polici amerikan i akuzuar për vrasjen e George Floyd, i tha atij të ndalojë së foluri derisa vazhdimisht i shtypte qafën me gju, njofton REL.

"Thuaji fëmijëve të mi që i dua. Unë jam i vdekur", kishte thënë Floyd në momentet e fundit të jetës.

Floyd u përgjërua për ndihmë ndërsa ishte i shtrirë në tokë, sipas transkriptit të bërë publik të mërkurën, si pjesë e një mocioni të paraqitur në Gjykatën shtetërore të Mineapolis.

“Unë jam klaustrofobik. Më dhemb stomaku. Qafa ime më dhemb. Gjithçka më dhemb. Kam nevojë për ujë ose diçka tjetër, ju lutem. Ju lutem? Nuk mund të marr frymë oficer", ka thënë ai.

Polici Derek Chauvin, u përgjigj "atëherë ndaloni së foluri, ndaloni të bërtisni, shpenzoni shumë oksigjen duke folur".

Chauvin, i cili është i racës së bardhë, u arrestua në 29 maj, katër ditë pas vdekjes së Floyd. Ai ka thënë se nuk është fajtor për akuzat e vrasjes së shkallës së dytë.

Tre ish-oficerë të tjerë të policisë në Mineapolis, janë akuzuar si bashkëfajtorë në këtë rast.

Dokumentet ofrojnë fotografinë më të qartë të momenteve të fundit të Floyd. Vdekja e tij në maj nxiti trazira në pothuajse tërë botën.

Vdekja e Floyd çoi në një valë protestash kundër racizmit, të udhëhequra nga lëvizja “Black Lives Matter”, dhe ngjalli debate dhe reflektim në SHBA mbi historinë e ndarjes racore.

Çfarë ka ndodhur që nga vdekja e Floyd?

Incidenti ka nxjerrë në pah plagët e thella mbi pabarazinë racore në SHBA. Për shumë njerëz, zemërimi ndaj vdekjes së Floyd reflektoi gjithashtu vite të zhgënjimit për pabarazinë socio-ekonomike dhe diskriminimin.

Pas publikimit të pamjeve të vdekjes së Floyd, shpërthyen protesta në shumë qytetet të SHBA-së. Forcat e policisë, qeveritë dhe bizneset premtuan reforma në trajtimin e pabarazisë racore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco