Koreja e Veriut thotë se nuk ka nevojë të ulet me SHBA për bisedime

Koreja e Veriut thotë se nuk ka nevojë të ulet me SHBA për bisedime

07:41, 04/07/2020

Seul - Koreja e Veriut nuk e ndjen nevojën për të zhvilluar bisedime me Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk do të ishin asgjë më shumë se "një mjet politik" për Uashingtonin, tha një diplomat i lartë i Koresë së Veriut të shtunën, përpara vizitës së një të dërguari amerikan në Korenë e Jugut.

Zëvendësministri i Jashtëm Choe Son Hui tha se negociatat nuk do të përfundojnë midis Uashingtonit dhe Phenianit dhe nuk do të ketë ndryshim në politikën e Koresë së Veriut.

"Ne nuk e ndiejmë ndonjë nevojë të ulemi ballë për ballë me SHBA, pasi ajo e konsideron dialogun SHBA - Kore e Veriut, asgjë më shumë sesa një mjet për të kapërcyer krizën e saj politike, "tha Choe në një deklaratë të bërë nga agjensia shtetërore e lajmeve KCNA.

Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit Stephen Biegun do të vizitojë Korenë e Jugut javën e ardhshme për të diskutuar bisedimet e ngecura me Korenë e Veriut.

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in tha të mërkurën se Presidenti i SHBA Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un duhet të takoheshin përsëri përpara zgjedhjeve të SHBA në nëntor, gjë që do të ndihmonte në rifillimin e negociatave të bllokuara bërthamore.

Ish- këshilltari i sigurisë kombëtare të Trump, John Bolton u tha gazetarëve në Nju Jork të enjten se presidenti mund të kërkojë një samit tjetër me Kim si një "surprizë tetori" përpara zgjedhjeve.

Trump dhe Kim Jong Un u takuan për herë të parë në 2018 në Singapor.

Ata u takuan përsëri në Vietnam në vitin 2019, por bisedimet u prishën kur Trump tha se Kim nuk kishte ofruar mjaft armë bërthamore ose raketa balistike,  në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

Në takimin e tyre të tretë, në qershor 2019 në zonën e demilitarizuar që ndan të dy Koretë, të dy ranë dakord të fillojnë përsëri negociatat. Bisedimet e nivelit të punës midis dy palëve në Suedi në tetor u ndërprenë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco