Mbi 52 mijë raste brenda ditës: Infektimi në SHBA kap normën më të lartë ditore

Mbi 52 mijë raste brenda ditës: Infektimi në SHBA kap normën më të lartë ditore

07:57, 02/07/2020

SHBA ka arritur një rekord të ri për numrin e rasteve të reja brenda një dite: 52,982. Kjo sipas universitetit Johns Hopkins në SHBA., institucioni që është mbështetur gjerësisht për të ndjekur të dhënat globale të viruseve.

Raporti thotë se rastet në total në SHBA tani arrijnë në 2,682,270. Ka pasur 128.028 vdekje, kjo është më shumë se dyfishi I vdekjeve të regjistruara në Brazil, që vjen në vendin e dytë.

Infeksionet nuk po ngadalësohen në SHBA - në fillim të kësaj jave, zyrtari i lartë shëndetësor amerikan Dr Anthony Fauci paralajmëroi që vendi së shpejti mund të kapë 100,000 infektime në ditë.

Përhapja e vazhdueshme po bën që disa shtete të hedhin poshtë planet për t’u rihapur pas mbylljeve, pavarësisht dëmit të rëndë ekonomik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco