Nga klubet e natës, shpërthime të forta të koronavirusi në Zvicër

Nga klubet e natës, shpërthime të forta të koronavirusi në Zvicër

07:21, 02/07/2020

Një shpërthim i rasteve të reja në klubet e natës nëpër Zvicër kanë hedhur dyshime të mëdha nëse ishte vendim i duhur, rikthimi i jetës së natës.

Autoritetet e kantonit të Zyrihut kanë njoftuar se shumë raste me COVID-19 ishin identifikuar në bare dhe klube të natës në të gjithë kantonin ditëve të fundit .

Të dielën, autoritetet zvicerane njoftuan mbylljen e përkohshme të klubit ‘Flamingo’ të Cyrihut, pasi nga ky klub dolën pozitiv disa persona dhe u kërkua që të karantinoren 300 të tjerë, njofton albinfo.ch.

Të mërkurën u raportua për shpërthime të tjerat infeksionit në bare dhe klube të natës. Personat që morën pjesë në “Klazen Plaza” të Cyrihut më 26 qershor mund të jenë raste kontakti të një personi të infektuar me COVID-19.

Të pranishmëve në Terminus në Olten, Solothurn  u është kërkuar të karantinës pasi u konfirmua një rast i koronavirusit, raportojnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Dy shpërthime të reja u zbuluan edhe në Zyrih dhe në kantonin fqinj Aargau.

Drejtoresha e shëndetit në Cyrih, Natalie Rickli (SVP) paralajmëroi se nëse klubet e natës nuk respektojnë rregullat, do të mbyllen.

Numri i infeksioneve të zbuluara rishtazi në Zvicër, ka qenë në rritje ditët e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco