Putin ‘saldon’ pushtetin deri në 2036/ Ja si i motivoi rusët të votonin paketën e ndryshimeve kushtetuese

Putin ‘saldon’ pushtetin deri në 2036/ Ja si i motivoi rusët të votonin paketën e ndryshimeve kushtetuese

16:52, 01/07/2020

Rusët dukej se i hapën rrugën Vladimir Putin të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036, duke votuar me shumicë, për një paketë të ndryshimeve kushtetuese e cila gjithashtu do të rrisë pensionet, sipas rezultateve fillestare të një votimi mbarëkombëtar (referendum).

Rezultatet e pjesshme, të shpallura pesë orë para mbylljes së sondazheve, tregojnë se ish-oficeri i KGB që ka qeverisur Rusinë për më shumë se dy dekada, pasi me paketën e ndryshimeve, presidenti ose kryeministri do të fitojë të drejtën për të kandiduar për dy mandate të tjera.

Gjithashtu kjo do të thotë se ai mund të mbetet president edhe 16 vjet të tjerë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se pak më shumë se 70% të votave të llogaritura në të gjithë vendin, kishin mbështetur ndryshimin e kushtetutës.

Pothuajse 29% nuk kishin votuar. Rezultatet e plota dalin në orën 19:00.

Rusët janë inkurajuar të votojnë me ulje çmimesh duke ofruar banesa dhe një fushatë reklamuese, si dhe duke theksuar ndryshime të tjera kushtetuese në të njëjtën pako reformash, siç janë rritja e pensioneve dhe një ndalim ‘de-fakto’ për martesat e të njëjtit seks.

Pagesat e njëhershme prej 10,000 rubla (141 dollarë) u transferuan prindërve me fëmijë me urdhër të Putin pasi njerëzit u drejtuan në qendrat e votimit të mërkurën, ditën e fundit të votimit, të mbajtur mbi shtatë ditë për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco