Valë e gjelbër përfshin Francën, ambientalistët fitojnë qytetet kryesore në zgjedhjet lokale Agnes Buzyn, kandidate e La Republique en Marche (LREM)

Valë e gjelbër përfshin Francën, ambientalistët fitojnë qytetet kryesore në zgjedhjet lokale

08:00, 29/06/2020

Një valë jeshile përfshiu Francën të dielën ndërsa partitë e mjedisit morën kontrollin e një grupi qytetesh të mëdha, përfshirë Marsejën, Lionin, Strasburgun dhe Bordonë, sipas vlerësimeve të Ipsos dhe partnerëve.

Në Paris, kryetarja socialiste Anne Hidalgo - miratuar nga të gjelbrit - u rizgjodh me 48% të votave, sipas vlerësimeve.

Kryeministri francez, Edouard Philippe, u zgjodh kryetar në Le Havre me gati 59% të votave kundër deputetit të Partisë Komuniste Franceze, Jean-Paul Lecoq.

Ndërsa partia e gjelbër Europe Ecology do të shijojë ngadhënjimin e tyre të paparë, kjo ndodh në kulmin e një abstenimi rekord prej 59% në të gjithë vendin. 

Raundi i parë i zgjedhjeve kishte ndodhur në muajin mars, para se vendi të mbyllej për COVID-19.

Qeveria ishte kritikuar shumë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Më shumë se tre muaj më vonë, votuesit u pritën nga zyrtarë të mbrojtur me plastikë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe disa punonjës nga mbrojtëse pleksiglasi.

Votuesit mbanin maska, sollën stilolapsat me vete dhe prisnin në radhë larg e larg për t’u futur brenda shkollave dhe sallave të qyteteve për të votuar.
 

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco