Prej disa ditësh, Meksika është përfshirë nga protestat, pas vdekjes brutale të një të riu, rast i ngjashëm me atë të George Floyd në SHBA.
Protestat e dhunshme kanë përfshirë qytetin meksikan Guadalajara, të cilat kulmuan me zjarrvënien ndaj një polici.
Policia e ndaloi të riun sepse nuk kishte vënë maskë mbrojtëse, por e rrahën keq saqë Giovani Lopez ndërroi jetë.
Videoja që qarkullon në rrjete sociale shfaq një grup policësh me motoçikleta, ku në një momentin një person i maskuar i derdh shishen me benzinë në shpinën e një zyrtari policor, të cilit më pas i vë flakën.
Kolegët e tij reaguan në kohë, duke shuar menjëherë flakët. Raportohet se polici ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz.
© SYRI.net