'Koha për të buzëqeshur' në Itali, lejohen udhëtimet, mbushen plazhet Plazhet në Itali

'Koha për të buzëqeshur' në Itali, lejohen udhëtimet, mbushen plazhet

08:25, 04/06/2020

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka ofruar një mesazh shpresëdhënës pasi vendi hyri në fazën e tij të fundit të lehtësimit të kufizimeve prej pandemisë..

"Ne meritojmë të buzëqeshim, të jemi të gëzuar, pas disa javëve sakrificash të mëdha," tha ai, duke shtuar se tani ishte koha që vendi të miratojë reformat ekonomike.

Komentet e tij erdhën në të njëjtën ditë kur vendi hyri në fazën e tij të fundit në lehtësimin e kufizimeve të bllokimit, që lejojnë udhëtimin brenda rajoneve dhe hapjen e kufijve  ndërkombëtarë.

Me më shumë se 33.600 vdekje dhe gati 234,000 raste që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit, Italia ka qenë një nga vendet më të goditura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco