‘Mama, mama’/ Fjala e fundit të George Floyd

‘Mama, mama’/ Fjala e fundit të George Floyd

21:06, 02/06/2020

25 maj, pak para se të shkonte ora 8:00 (20:00( në Minneapolis, SHBA. Kryqëzimi mes Chicago Avenue dhe Rrugës 38. George Floyd, një roje i papunë, sapo blen cigare në dyqanin ‘Cup Foods’ dhe largohet. Ky është protokolli i ngjarjes që tronditi Amerikën dhe botën:

Ora 7:57- George Floyd hip në timonin e një Mercedesi blu. Në makinë janë edhe dy të tjerë. Kamerat tregojnë se dy punonjës të ‘Cup Foods’ dalin nga dyqani dhe shkojnë drejt fuoristradës. Njëri afrohet te makina dhe akuzon Floyd se ka paguar për cigaret me një 20-dollarësh fals. Shitësi kërkon cigaret mbrapsht. Floyd- një klient i rregullt, nuk reagon.

Ora 8:01- Dy punonjësit telefonojnë policinë dhe tregojnë se çfarë ka ndodhur. “Ai është në makinë, i dehur dhe jashtë kontrollit,” thonë ata.

Ora 8:02- Mbërrin makina e parë e policisë. Në bord nuk është personi që u bë përgjegjës për ngjarjen dramatike.

Ora 8:09- Oficeri Thomas Lane flet me George Floyd nga dritarja e makinës dhe nxjerr armën. Askush nuk e di pse. “Duart mbi timon,” i thotë Floyd. Më pas armën e fut në këllëf. Biseda vazhdon.

Ora 8:11- Një burrë dhe një grua dalin jashtë makinës së Floyd. Nuk dihet kush janë ata.

Ora 8:12- Kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur oficerët e mbështesin Floyd pas një muri. Ai u thotë diçka oficerëve. Ata thonë se Floyd nuk donte që t’i vinin prangat. Në këtë moment vjen një tjetër patrullë policie. Oficerët mendojnë se është një person i dehur dhe i pakontrollueshëm. Arsyeja për këtë është njoftimi nga salla e kontrollit. George Floyd vetë nuk është agresiv ndaj oficerëve.

Ora 8:14- Oficerët e kalojnë Floyd, të prangosur, në anën tjetër të rrugës. Kur arrijnë atje, Floyd bie në tokë. Një makinë policie është afër skenës, e vendosur në mënyrë të tillë sa nuk nuk shihet mirë se çfarë po ndodh. Sipas oficerëve, Floyd u tha se është klaustrofobik. Prandaj nuk donte të futej në makinë. “Nuk marr dot frymë”, kjo është hera e parë që dëgjohet kjo fjali.

Ora 8:17- Mbërrin një makinë e tretë policie. Brenda saj: Tou Thao, kundër të cilit ka gjashtë ankesa për raste të tjera, dhe Derek Chauvin, me 17 ankesa mbi shpinë, një prej tyre se ka qëlluar mbi një të dyshuar. Chauvin tenton të ndihmojë kolegët e tij. Ata duan të fusin Floyd në sediljen e pasme të makinës së policisë. Chauvin duket se po shtyn kaq fort, kurse Floyd rrëshqet nga makina dhe trupi i tij përfundon në rrugë. Në këtë pikë, teksa është në asfalt, me fytyrën poshtë, njerëzit nisin të filmojnë. Një prej tyre është 17-vjeçarja Darnella Frazier. Videoja e saj bëri xhiron e botës. Derek Chauvin i vë këmbën në qafë. Sipas policisë, kjo është e lejueshme, por vetëm nëse i dyshuari po i reziston fizikisht arrestit. Për herë të parë shihet Floyd në tokë me peshën e tre burrave mbi trup.

Ora 8:20- Zëri i George Floyd dëgjohet për herë të parë në video. Ai thotë: "Nuk marr dot frymë o burrë. Të lutem!" Oficeri Thomas Lane u kërkon kolegëve nëse duhet ta kthejnë anash Floyd. Chauvin i përgjigjet: "Jo". Oficerët kërkojnë të mos filmohet, por 17-vjeçarja vazhdon të filmojë. Rreth shtatë minuta, Chauvin qëndron mbi qafën e Floyd edhe pse kishin lëshuar fillimisht Kodin 2, që kërkon mbështetje mjekësore. Sipas tyre, Floyd po nxirrte gjak nga goja. Në orën 8:21, kërkojnë ndihmë urgjente mjekësore sipas Kodit 3. 16 herë u tha oficerëve Floyd se nuk merrte dot frymë. “Çfarë do,” i thotë një oficer policie. “Nuk marr dot frymë, ma hiqni gjurin nga qafa,” reagon ai. “Hip në makinë,” kërkon një zë. “Nuk mundem,” përgjigjet Floyd. Teksa dhimbjet i shtohen, ai thërret dy herë: “Mama, mama!” Më pas humbet vetëdijen.

Ora 8:25- Sytë e George Floyd janë mbyllur. A ka vdekur ai? Askush nuk e di. Fakt është se ai nuk reagon më. Shumë kalimtarë u kërkojnë policëve që ta lirojnë.

Ora 8:33- Ekipi i emergjencës tenton ta sjellë në jetë Floyd. Në radio dëgjohet: "Pacienti ka kaluar arrest kardiak".

Ora 9:25- Amerikani shpallet i vdekur në një spital aty pranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco