VIDEO/ ‘Nju Jorku humbi’, pamjet e vandalizmave në qytet

VIDEO/ ‘Nju Jorku humbi’, pamjet e vandalizmave në qytet

19:55, 02/06/2020

Qyteti më i rëndësishëm në botë u përfshi sërish nga trazirat dhe aktet vandale.

Nju Jorku u bë epiqendër e protestave të dhunshme edhe të hënën, ndërsa presidenti Donald Trump tha se ‘qyteti humbi ndaj vandalëve’.

Trump tha se guvernatori Andrew Cuomo po refuzon që të thërrasë Gardën Kombëtare.

Cuomo tha se situatën do e përballojë vetë policia e Nju Jorkut. Vandalët shënjestruan kryesisht zonat më të pasura në qytet, duke shkatërruar dyqanet e markave të njohura në Fifth Avenue, Soho apo Astor.

Që kur nisën protestat, mbi 700 persona janë arrestuar. Në qytet është vendosur gjendja e shtetrrethimit nga ora 8 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco