Të mërzitur nga izolimi/ Italianët protestojnë në rrugët e Romës dhe Milanos: Ky virus as që ekziston…

Të mërzitur nga izolimi/ Italianët protestojnë në rrugët e Romës dhe Milanos: Ky virus as që ekziston…

12:41, 31/05/2020

Të mërzitur nga masat izoluese për shkak të pandemisë, italianët kanë protestuar nëpër rrugët e Romës dhe Milanos, ndërsa pretendonin se ky virus as që ekziston.

Teksa kundërshtonin rregullat e ashpra të mbylljes, një nga këerkesat e protestuesve ishte që qeveria e kryeministrit Giuseppe Conti të zëvendësohet me një qeveri kombëtare, si dhe të kthehet lira italiane.

Bizneset italiane janë hapur pas një mbyllje prej më shumë se dy muajsh, por shumë italianë po kërkojnë që të largohen masat dhe gjithçka të hapet menjëherë.

Grupi, i udhëhequr nga ish-gjenerali i karabinierëve Antonio Pappalardo, u mblodhën këtë mëngjes në Piazza Duomo në Milano, duke mos marrë parasysh masat e distancës sociale derisa askush nuk mbante maska për fytyrën.

Këto kërkesa, vijnë nga ky shtet, që është ndër më të prekurit nga coronavirusi, me 232,644 të infektuar dhe 33,340 viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco