ISIS-i vret një gazetar dhe një teknik në Kabul të Afganistanit

ISIS-i vret një gazetar dhe një teknik në Kabul të Afganistanit

10:14, 31/05/2020

Grupi terrorist, ISIS, e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin e një bombe të shtunën, me ç’rast u vranë një gazetar dhe një teknik. Ata po udhëtonin me një minibus, ku ndodheshin disa punëtorë të një televizioni lokal.

Përpos të vrarëve, në këtë sulm u plagosën së paku shtatë persona. Nga pamjet e publikuara shihet se minibusi është dëmtuar shumë nga shpërthimi në pjesën e përparme, shkruan “Reuters”.

“Kolegët tanë, Mir Wahed Shah, reporter për ekonomi, dhe Shafiq Amiri, punëtor në departamentin deknik, ranë martirë në incident”, dha drejtori i televizionit “Khurshid TV”, Rafi Rafiq Sediqi.

Këtë sulm e dënuan Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja. Vitin e kaluar, dy punëtorë të këtij televizioni u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm të ngjashëm.

Grupi famëkeq i ISIS-it, që lufton kundër forcave qeveritare dhe kundër talibanëve në Afganistan, e ka marrë përgjegjësinë për disa prej sulmeve më vdekjeprurëse në zonat urbane të këtij shteti në vitet e fundit. Sidoqoftë, përfaqësuesit e ISIS-it nuk kanë dhënë ndonjë arsye pse e kanë sulmuar këtë minibus.

Talibanët dhe militantët e grupeve tjera në mënyrë të përsëritur i kanë vënë në shënjestër gazetarët afganë. Në vitin 2018, që ishte më i përgjakshmi për punëtorët e kësaj fushe, u vranë 15 gazetarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco