Një i vrarë e dy të plagosur në Indianapolis, në 25 qytete vendoset shtetrrethimi

Një i vrarë e dy të plagosur në Indianapolis, në 25 qytete vendoset shtetrrethimi

09:41, 31/05/2020

Protestat kundër vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd kanë vazhduar edhe në orët e para të së dielës në Shtetet e Bashkuara. Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në Indianapolis.

Lajmin për sulmin me armë e konfirmoi komandanti i policisë lokale, Randal Taylor. Policia është duke e hetuar rastin dhe i ka këshilluar qytetarët që të qëndrojnë larg zonave ku po protestohet.

Taylor gjithashtu njoftoi se në protestat që po mbahen në këtë qytet lëndime të lehta ka pësuar edhe një zyrtar policor, shkruan “CNN”.

Nderkohe ne 25 qytete në 16 shtete kanë vendosur orë policore. Garda Kombëtare është aktivizuar në mbi dhjetë shtete dhe në kryeqytetin amerikan.

Në mesin e qyteteve që janë vendosur nën orë policore janë: Los Angeles, Chicago, Denver, Miami, Atlanta, Louisville, Minneapolis, Rochester, Columbus, Portland, Columbia dhe Seattle.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco