SpaceX hyn në histori të fluturimit në hapësirë

SpaceX hyn në histori të fluturimit në hapësirë

21:19, 30/05/2020

11:15

Pas gati dy dekadash përpjekjeje, kompania e Elon Muskut, Space X, me sukses ka arritur të lansojë dy njerëz në orbitë, duke hyrë në histori të aeronautikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fluturimi shënon nisjen e parë të një anije kozmike nga Amerika në një dekadë, dhe Space X u bë kompania e parë që dërgoi pasagjerë në orbitë.

Dy astronautët, veteranët e NASA-s, Bob Behnken dhe Doug Hurley – depërtuan në hapësirë përmes anijes së dizajnuar për të dërguar njerëz në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Anija arriti për 12 minuta të dilte nga orbita. Tani astronautët do të kalojnë ditën në përpjekje për të arritur në Stacionin Hapësinor.

 

 

 

Kompania SpaceX pritet të bëjë tentimin e dytë sot që të nisë raketën me astronautët Doug Hurley dhe Bob Behnken drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

 

 

Fluturimi i tyre i paraparë për të mërkurën u shty për shkak të motit jo të mirë.

SpaceX po bëhet kompania e parë private që dërgon njerëz në hapësirë pas nëntë vjetësh.

Nëse fluturimi do të jetë i suksesshëm, ai do të shënojë një moment thelbësor në eksplorimin e hapësirës me operimin e parë të një kompanie private, në një fushë, që për shtatë dekada ka simbolizuar fuqinë e një numri të vogël.

Presidenti amerikan Trump është duke u përpjekur të riafirmojë sundimin amerikan të hapësirës dhe ka urdhëruar një rikthim në Hënë në vitin 2024.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco