'Më në fund jemi të lirë'/ Parizienët i japin fund karantinës dhe dynden në parqe yy

'Më në fund jemi të lirë'/ Parizienët i japin fund karantinës dhe dynden në parqe

16:56, 30/05/2020

Parizienët shijuan këtë të shtunë lirinë pas rreth 11 javësh karantinë totale duke u dendur në parqet dhe zonat publike të kryeqytetit francez.

Hapja ishte planifikuar për datën 2 qershor, por temperaturat e larta që arrijnë deri në 28 gradë, bënë që autoritetet të lejonin lëvizjen më shpejt.

"Më në fund ne jemi të lirë," tha Anne, një pariziene duke qëndruar pranë portave të 400-vjeçare Xhennete Luksemburgut në Bregun e Majtë të qytetit menjëherë pasi u rihapën.

"Kjo ndjehet sikur lirohesh nga një burg", shton ajo, përcjell Reuters.

Kryebashkiaku i Parisit Anne Hidalgo ka bërë presion ndaj qeverisë për të rihapur parqet pasi bllokimi kombëtar u lehtësua në 11 maj. 

Rregullat e distancës sociale mbeten në fuqi në të gjithë Parisin, një nga qytetet më të dendura të Evropës, dhe mbatja e rekomanduar e maskave në parqe së shpejti mund të bëhet e detyrueshme pasi zyrtarët shëndetësorë mbeten vigjilent për çdo rritje të re të infeksioneve.

Franca është një nga vendet më të goditura në Evropë, me më shumë se 186,000 raste dhe 28,714 vdekje. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco