Europa fut në 'listë të zezë' Italinë, shpërthen Di Maio: Nuk jemi spital, durimi e ka një kufi!

Europa fut në 'listë të zezë' Italinë, shpërthen Di Maio: Nuk jemi spital, durimi e ka një kufi!

15:58, 30/05/2020

Më 15 qershor majft vende europiane kanë deklaruar hapjen e kufijve duke mos lejuar udhëtimin e turistëve që vijnë nga Italia e duke shkaktuar reagimin e Ministrit të Jashtëm italian Luigi Di Maio, i cili ka kërkuar respekt për Italinë si në fjalë dhe në aksione.

Greqia ka informuar mbylljen e kufijve për turistët italianë gjatë verës 2020.

Qeveria greke ka publikuar lisën me 29 vende nga të cilët turistë mund të mbërrrijnë në territorin helen duke lënë jashtë saj Italinë.

Po ashtu dhe vende të tjera kanë ndaluar hyrjen në territorin e tyre të turistëve italianë të paktën në javët e para të muajti qershor e në pritje të një vendimi të dytë.

Austria ka deklaruar hapjen e kufijve më 15 qershor për vendet anëtare të BE, por jo për Italinë.

Kancelari Sebastian Kruz e konsideron situatën e virusit në Itali ende të vështirë e të pakontrollueshme.

Kroacia ka publikuar listën e vendeve të turistëve që mund të vizitojnë vendin duke mos lejuar prenotimet për turistët italainë.

Po ashtu dhe Zvicra ka deklaruar hapjen e kufijve më 15 qershor vetëm për Gjermaninë, Austrinë e Francën.

Ndaj këtyre vendimeve ka reaguar Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, i cili në një postim në rrjete sociale shkruan se durimi ka një limit.

Kuptoj, thotë ai, konkurrencën me vendet pasi Italia është e bukur , e mrekullueshme, me mrekulli të jashtëzakonshme e plazhe fantastike e nuk ka rivalë, por konkurrenca mes vendeve është legjitime kur është e drejtë dhe e shëndetshme.

Për çështjen e hapjes së kufijve , shkruan numri 1 i diplomacisë italiane, duhet një përgjigje europiane, pasi nëse vepron çdo vend ndryshe e në mënyrë të dekompozuar humbet shpirti europian e Europa shëmbet.

Kreu i diplomacisë italiane ka informuar se do të nisë një tur europian mbi këtë çështje e më datë 3 qershor pret në Romë homologun e tij francez Le Drian.

Më pas Di Maio do të udhëtojë më 5 qershor në Gjermani, më 6 qershor në Slloveni e më 9 qershor në Greqi.

"Italia prej datës 15 qershor është e gatshme të presë turistë të huaj e do të veprojmë në transparencë maksimale", ka deklaruar Ministri i Jashtëm italian, ashtu sic është bërë më publikimin e të dhënave të të infektuarve në situatën e brendshme të vendit.

Ministri italian ka informuar se gjatë turit të tij europian do t'i deklarojë homolgëve të tij se Italia nuk pranon të jetë në listat e zeza për turizmin e se pretendon respekt pasi ka qenë gjithmonë e përgjegjshme e transparante e nuk ka asgjë për të fshehur.

"Italia nuk është spital, e kush na trajton si të tillë nuk do të rrimë pa reaguar. Durimi e ka një kufi."/ORA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco