‘Diskriminim dhe racizëm’/ Dalai Lama fajëson policinë gjatë një ligjërate dhembshurie

‘Diskriminim dhe racizëm’/ Dalai Lama fajëson policinë gjatë një ligjërate dhembshurie

22:19, 29/05/2020

Dalai Lama dënoi racizmin dhe diskriminimin mbi vdekjen e George Floyd, ndërsa ishte neutralizuar nga policia në Minesota, ku kjo ngjarje e rëndë ka shkaktuar trazira dhe demonstrata në të gjithë vendin.

Duke folur nga Dharamsala, Indi, udhëheqësi i mërguar i Tibetit mbajti të parën ligjëratë virtuale dy-ditore, në lidhje me fuqizimin dhe dhembshurinë , bëri edhe komentet e tij mbi ngjarjen tragjike, raporton FoxNews.

Ne shohim në kanalet e lajmeve, mediat, për diskriminimin në bazë të ngjyrës apo fesë këto ditë, dhe më pas ka vrasje për shkak të kësaj, dhe pastaj ka disa që madje e marrin si krenari, nëse munden të vrasin dikë, ”Tha ai.

"Vetëm dje, unë pashë në lajmet e televizionit, diku në Minesota, ose diku në Amerikë, një person me ngjyrë kishte rënë nën një makinë, dhe ekipi i policisë ... në fakt i vendosi gjurin në qafë ati personi me ngjyrë .

"Pra, për shkak të këtij diskriminimi, racizmit mbi bazën e racës, gjëra të tilla ndodhin", shtoi ai.

Komente të Dalai Lama ishin pjesë e një bisede dy-ditore për fuqizimin e Avalokiteshvara në rezidencën e tij.

Floyd bërtiste vazhdimisht se nuk mund të merrte frymë ndërsa të pranishmit iu lutën oficerit, të identifikuar si Derek Chauvin, të ndalet.

Chauvin dhe tre oficerë e tjerë nën arrest, janë liruar nga detyra. Ai është akuzuar për vrasje të shkallës së tretë në lidhje me vdekjen e Floyd, njoftuan autoritetet të premten.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco